IGUMENICË- Një ngjarje shokuese ka ndodhur sot në Igumenicë. Burime nga policia greke bëjnë me dije se 25-vjeçari shqiptar Bledar Terpollari është gjetur i vrarë në një stallë, dhe me kokë të prerë.

Ngjarja horror është regjistruar në fshatin Gliki në Igumenicë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Sakaq, policia greke ndodhet në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet. Ndërkohë, mediat greke, bazuar në informacionet që japin banorët e zonës, raportojnë se shqiptari ndodhej prej dy muajsh në Igumenicë dhe se po kërkonte punë si bari. Po ashtu, raportohet se 25-vjeçari nga Skrapari ishte person me precedent penal në Shqipëri.

Banorët e zonës dyshojnë se viktima mund të ishte fshehur në zonë, pasi nuk kishte asnjë lidhje me 20 familjet shqiptare që jetojnë atje.

Autoritetet greke dhe ato shqiptare janë vënë në lëvizje, ndërsa është ‘blinduar’ kufiri me Shqipërinë.
Ndërkohë mediat greke e cilësojnë rastin si goditje të bandave shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: