Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur pak më parë në Tiranë. Mësohet se ka mbetur viktimë 27-vjeçari Mehmet Qema.

Sipas bluve të Tiranës, i riu është plagosur me armë zjarri pistoletë dhe ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra. 27 vjecari rezulton të jetë pa precedentë penalë.

Gazestarja Klodiana Lala siguron foton e viktimës për “BalkanWeb”.

  • foto galeri

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb