Deputeti demokrat, Dashnor Sula, deklaroi se pas zgjedhjeve të 14 majit do të vendoset dhe identiteti i PD-së.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 Sula tha se beteja për kandidatët e përbashkët duhej të ishte bërë më parë, ndërsa bëri fajtor për situatën dy palët, si Alibeajn dhe atë të Berishën.

“Faji është i të dy kryetarëve, njëri që s’u bë kurrë dhe tjetri që nuk iku. Dy palët janë fajtore. Apelonim gjithmonë për bashkitë. Por të thuash si dje, që thonin; mos të fusim sherrin dhe në momentin e fundit të nxjerrim kandidatët, do nxiste më shumë debat. I bëri zoti Berisha zgjedhjet e veta dhe ti mund ta bëjë ndarjen, mund të bëjë zgjedhjet e tua. Jemi dy pjesë, një PD. PD nuk është as e Alibeajt dhe me të gjithë ne, dhe as e Berishës. Ne jemi dy pjesë që po luftojmë mes vetit. Isha pro daljes me një kandidat. Unë Bardhi e të tjerë, e Tabaku. Po të ishte nisur procesi, pasi kemi kërkuar që zoti Basha pas përjashtimit të Berishës, të dilnin para strukturave që të mbronin veprimin e tillë.

Dhe kjo nuk u bë. U la terren, me dashje apo pa dashje se di. Edhe tani pasi ndodhi 30 prilli, këta nuk vendosnin se cili ishte kryetari, situatë e vështirë dhe në KQZ. Nëse do ishte bërë kjo ngjarje s’do ishim këtu. Një parti politike ka aktivitet të përjavshëm apo përmuajshëm. Duhet të kishim lëvizur pas 30 prillit. Identiteti do të vendoset pas 14 majit. Beteja duhet të ishte bërë më para.”, tha Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb