IDLIB

Numri i civilëve që kanë migruar pranë linjës kufitare turke nga rajoni sirian i Idlibit që nga fillimi i nëntorit është rritur në 217 mijë si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe Rusisë, pasi së fundmi edhe dy mijë civilë janë zhvendosur në këtë zonë si rezultat i agresionit.

Popullata në pjesën jugore të provincës së Idlibit filloi të zhvendoset drejt linjës kufitare me Turqinë që kur regjimi sirian dhe mbështetësit e tij i filluan sulmet në nëntor dhe nisën një operacion më 20 dhjetor.

Trafiku në rrugë midis rrethit Sarmada dhe linjës kufitare Siri-Turqi i shkaktuar nga zhvendosja e popullatës së Idlibit është kapur nga kamerat e AA-së.

Myhammed Hallaj, drejtor i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, tha për AA se civilët e zhvendosur në kushte atmosferike me të reshura kanë nevojë urgjente për strehim, tenda dhe batanije.

“Të dhënat përditësohen çdo ditë dhe çdo orë. Megjithatë, ne përpunojmë të dhënat që mund t’i sigurojmë. Shifrat e vërteta janë edhe më të larta. Më shumë se dy mijë civilë u shpërngulën në 24 orët e fundit. 217 mijë civilë janë shpërngulur që nga fillimi i nëntorit”, tha Hallaj.

Forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve vazhdojnë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes e cila u nënshkrua mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 në qytetin rus Soçi. Që nga ajo datë, në sulmet e regjimit dhe Rusisë kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb