IDLIB

Numri i civilëve që kanë migruar pranë linjës kufitare turke nga rajoni sirian i Idlibit që nga fillimi i nëntorit është rritur në mbi 359 mijë si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe Rusisë, pasi së fundmi brenda katër ditëve edhe 31 mijë civilë janë zhvendosur në këtë zonë si rezultat i agresionit.

Popullata në pjesën jugore të provincës së Idlibit filloi të zhvendoset drejt linjës kufitare me Turqinë që kur regjimi sirian dhe mbështetësit e tij i filluan sulmet në nëntor dhe nisën një operacion më 20 dhjetor.

Muhammed Hallaj, drejtor i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, tha se brenda katër ditëve edhe 31 mijë civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre.

Që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar numri i personave të zhvendosur në drejtim të kufirit Siri-Turqi ka arritur në 359.471.

Në rajon ndodh shqetësimi që në rast të ri-intensifikimit të sulmeve në rajonin Jabal az-Zaviya në jug të Idlibit, mund të ndodh migracion të ri, kështu që ka mundësi për zhvendosjen edhe të 250.000 civilëve nga vendet e tyre.

Mijëra civilë në rajon përjetojnë vështirësi për të gjetur vend strehimi pasi nuk ka vend të mjaftueshëm për vendosjen e çadrave të reja, mungesës së infrastrukturës si dhe mungesës së ndihmave të mjaftueshme.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Që atëherë, më shumë se 1.600 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi dhe forcat ruse në zonën e deeskalimit ndërsa armëpushimi vazhdon të shkelet.
Mbi një milion sirianë kanë lëvizur në afërsi të kufirit turk për shkak të sulmeve intensive në vitin 2019.

Sipas Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare dhe Opozitare Siriane, në provincën Idlib jetojnë rreth tre milionë civilë, 75 për qind prej të cilëve janë gra dhe fëmijë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb