IDLIB

Të paktën shtatë civilë humbën jetën ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë u plagosën nga bombardimet e avionëve rusë në vendbanimet në pjesën rurale perëndimore të provincës së Halepit që janë të përfshira brenda zonës së de-eskalimit në Idlib të Sirisë, ku aktet e agresionit janë të ndaluara sipas një marrëveshjeje ruso-turke.

Observatori ajror i opozitës tha se avionët rusë në orët e mëngjesit kanë kryer sulme ajrore në fshatrat Kefer Teal, Kefer Cum dhe Cine.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), tre civilë kanë humbur jetën në Kefer Teal, dy në Kefer Cum dhe dy në Cine ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë civilët që ikin nga sulmet e forcave të regjimit të përbërë nga ushtria e Assadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani si dhe të Rusisë, vazhdojnë të vendosen në afërsi të kufirit me Turqinë.

Rreth 27 mijë civilë janë vendosur në rajonet e operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb