Forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, me mbështetjen ajrore të Rusisë sulmuan pjesën periferike të Idlibit dhe morën nën kontroll edhe 2 fshatra.

Të përbëra nga ushtria e regjimit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane, forcat e regjimit në orët e natës filluan sulme tokësore në zonat nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë në jug të Idlibit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit.

Në sulmet e mbështetura nga ajri nga Rusia, forcat e regjimit pas konflikteve instensive morën në kontroll fshatrat Marshi-Marin dhe Sirzi Sharki. Në këtë mënyrë kanë mbetur edhe 3 kilometra që forcat e regjimit të mbërrijnë në qendrën e rajonit Marrat al-Numan në jug të Idlibit.

Regjimi dhe mbështetësit e tij po përpiqen të përparojnë nga fronti Tel Krisjan në rajonin Serakib në verilindje të komunës Marrat al-Numan me qëllim për të rrethuar komunën nga veriu dhe jugu i saj.

Regjimi kërkon të marrë nën kontroll edhe pjesën periferike të Halepit

Me mbështetjen ajrore të Rusisë, forcat e regjimit në orët e natës u përpoqën të merrnin nën kontroll disa vendbanime në Halep që ndodhen të përfshira brenda zonës së deeskalimit në Idlib.

Opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit përjetuan konflikte të ashpra me forcat e regjimit të cilët u përpoqën të infiltroheshin në vijën e betejës Iksar dhe Leramon në veriperëndim të rajonit Rashidin në jug të Halepit.

Si pasojë e konflikteve të ashpra, opozitarët arritën të zbrapsin përpjekjet e regjimit për infiltrim dhe sipas informacioneve të marra nga burimet opozitare thuhet se në konfliktet në fjalë janë vrarë shumë elementë të regjimit.

Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

dlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, përveç Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Si pasojë e sulmeve, qindra mijëra civilë u zhvendosën në veri në pjesët pranë kufirit me Turqinë.

Sulmet vazhduan edhe pak kohë pas marrëveshjes e cila u nënshkrua mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 në qytetin Soçi të Rusisë. Sulmet e Rusisë, regjimit dhe terroristëve me mbështetje iraniane të cilat kishin në objektiv rajonin e deeskalimit në Idlib, që nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani shkaktuan zhvendosjen e rreth 1,3 milionë civilëve në zonat pranë kufirit me Turqinë. Ndërkohë që në bombardimet e kryera thuhet se kanë humbur jetën mbi 1.600 civilë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb