GREQI- Refugjatët në Idomeni kanë liruar sot hekurudhën e zaptuar në zonën e kufirit Greqi-Maqedoni.
Me lirimin e hekurudhës, pas 30 ditësh tensione zhbllokohet edhe linja hekurudhore.

Policia iu kërkoi refugjatëve të të heqin çadrat nga hekurudha, ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur pa tensione dhe pa incidente.

Prej 30 ditësh refugjatët e vendeve të luftës bllokuan hekurudhën në shenjë proteste për mbylljen e kufirit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb