Sinan Idrizi, administratori i klubit Flamurtari, ka qenë shumë i revoltuar pas ndeshjes kundër Vllaznisë e cila doli barazim me shifrat 1-1. Numri 1 i vlonjatëve ka folur për një incident me protagonist arbitrin në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk bëhet fjalë për tension këtu bëhet fjalë për bijë kur*ve. Nuk kam më koment. Kam zbritur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.

Gjyqtari ka sharrë me libër shtëpie tifozerinë dhe lojtarët. Sot do shkoj në polici të bëj një denoncim. Këta lloje bastardësh mos kuptojnë se ne jemi tokë e butë këtu dhe mund të bëjnë ç’të duan. Krahas shtetit ne jemi të Zotë ti dalim Zot vetes tonë. Në Vlorë nuk ka bir nëne të shajë vlonjatët me libër shtëpie.

Arbitri do të vijë me ne në polici tani. Një arbitër bastard që bën këtë që bëri. Janë pjesëtarët bastard të FSHF-së që shajnë me libër shtëpi futbollistët e Flamurtarit, është çudi e madhe. Vetëm në këtë vend bëhen këto gjëra. Zbres poshtë për tu takuar, kur shiko, anësori, shahej me libër shtëpi, dhe bënte grusht me lojtarët e Flamurtarit.

Vëzhguesi bastard i FSHF-së, Bujar Pregja nuk reagon, por nuk kam çfarë të bëj thotë. Tuneli i Flamurtarit u kthye në arenë boksi sot. Këta janë bastardët që komandojnë futbollin shqiptar sot”, deklaroi Sinan Idrizi për mikrofonin e RTSH pas ndeshjes.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb