Sinan Idrizi paralajmëron se 80% e Flamurtarit aktual do të qëndrojë. Ai dje është takuar në Tiranë me një menaxher të huaj, ndërsa konfirmon për “Panorama Sport” se i kërkoi afrimin e të paktën pesë lojtarëve nga jashtë vendit që të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar.

“80 për qind e këtij ekipi do të qëndrojë. Unë sot (dje) zhvillova një takim në Tiranë me një supermenaxher. Me të do të bashkëpunojmë për të marrë lojtarë të huaj. I thashë menaxherit që ne do ta mbajmë 80% të këtij ekipi dhe ai të më sjellë katër ose pesë përforcime. Duam futbollistë që të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar. Do të marrim lojtarë që janë cilësorë dhe që nuk kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Javën që vjen, pas ndeshjes me Vllazninë, do të ulemi me lojtarët aktualë që do të mbajmë për të folur më gjerësisht dhe për të arritur akordet për rinovimet. Do të qëndrojë pjesa më e madhe e tyre”, tha fillimisht Idrizi.

NDESHJA
– Administratori Sinan Idrizi komenton edhe ndeshjen me Vllazninë. Sipas Idrizit fiton Flamurtari, por ai nuk dëshiron që të bëhet parashikues si Mziu.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/idrizi-kam-takuar-nje-super-menaxher-fitojme-me-vllaznine-po-nuk-behem-si-mziu/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: