Administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka dalë kundër dy homologëve të tij, Safet Gjicit të Kukësit dhe Ardian Takajt të Skënderbeut, për bojkotimin e kampionatit si pasojë e Ligjit të Ri të sportit që detyron klubet të organizojnë ndeshjet me kompanitë private të sigurisë, pa policë.

Numri 1 i vlonjatëve, ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, kërkon cilivizimin e stadiumeve nëpërmjet ligjit, pasi sipas tij nuk mbahet çdo gjë me forcë.

Për “Top Chanel” Idrizi është shprehur: “Policia në stadiume nuk është një akt civil. Bojkoti nuk duhet mbështetur. Duhet të forcojmë ligjin. Nuk mbahet me polici çdo gjë në Shqipëri. Duhet ta zgjidhim nëpërmjet dialogut, jo ta bojkotojmë. Nëse doni bojkot atëherë t’a bojkotojmë për arbitrat që vijnë me xhepat plot dhe për shitjet e ndeshjeve. Ne nuk zgjidhim dot problemet e tjera, jo këtë. Jam dakort që është shpenzim për klubet. Anglezët përshembull e shtrënguan përmes ligjit, vendosni kamerat dhe evidentoni ata që sjellin dhunë.”-përfundon Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb