TIRANE – Zëvendëskryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, priti sot Ambasadorin e Kuvajtit SH.T.Z Fayez Mishari AlJassim.

Gjatë takimit, Idrizi dhe ambasadori i Kuvajtit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera historike mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bujqësisë, arsimit, infrastrukturës, mbështetjen e pakursyer për shtesat në nevojë.

Nga ana e tij, Idrizi shprehu angazhimin për ngritjen e urave të reja lidhëse për bashkëpunime të tjera të suksesshme mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: