Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), ka dhënë “ok” e tij për të rritur numrin e zëvendësimeve në pesë të tilla, duke miratuar propozimin e FIFA-s që kërkon në këtë mënyrëv të ulë sadopak ngarkesën fizike të maratonës së futbollit që pritet të kenë shumë kampionate këtë verë. Për të shmangur vonesat e qëllimta, çdo skuadër do të ketë tre mundësi për zëvendësimet shtesë. Modifikimi i Ligjit 3, ka hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi për të aplikuar këtë modifikim të përkohshëm do të mbetet në vullnetin e çdo lige, ndërsa IFAB dhe FIFA do të vlerësojnë në një moment tjetër nëse një modifikim i tillë do të shtyhet edhe më tej.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb