IFFHS ( Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit) ka publikuar sot renditjen e 400 ekipeve më të mira të futbollit në botë për vitin 2016. Kriteri që përdoret është arritja ose sukseset në garat kombëtare dhe ndërkombëtare nga periudha 1 janar deri më 31 dhjetor 2016.
Atletiko-Nacional-490x286
E para që bie në sy është se vendi parë mbahet nga ekipi kolumbian i Atletiko Nacional duke lënë mbrapa Real Madridin dhe Barcelonën. Kjo është hera e parë pas 26 vitesh që një ekip jashtë Europe mban vendin e parë.
9cc1d48a80d78ce30344d10d4742e5ff

Shkendija-2-490x326
Një fakt interesant është së Shkëndija, skuadra nga Tetova që luan në kampionatin maqedonas, renditet e 97-ta me 125 pikë, aq sa kanë edhe Kabala (Azerbajxhan), Hajduku i Splitit (Kroaci), Rozenborgu (Norvegji) dhe Al Ahli (Arabia Saudite), të gjitha skuadra që renditen para emrave të mëdhenj si Çelsi, Olimpiku i Marsejës dhe Inter.
Shkendija-IFFHS-470x419
Kukësi është ekipi shqiptar që mban pozicionin më të lartë duke u renditur në vendin e 205-të (87.5 pikë), ndërsa Partizani është skuadra tjetër shqiptare në listë që renditet i 260-ti (77 pikë).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb