Reperja australiane, Iggy Azea, para dy ditësh është ndarë me të dashurin e saj, Playboi Carti.
Dyshja ka edhe një djalë, të cilin Iggy para tre muaj e kishte prezantuar në publik për herë të parë, shkruan Daily Mail.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se Carti do përkujdeset për fëmijën e tyre.

“Pavarësisht ndarjes babai i fëmijës nuk do të jetë pjesë e jetës së tij”, është shprehur ajo.

Mes të tjerash Iggy shtoi: “Onyx është dashuria jonë. Ai ka pasur dhe gjithmonë do të ketë pranë dy prindërit e tij”.

Iggy dhe Carti kanë qenë në një lidhje që nga viti 2018. Ata për herë të parë u ndanë në dhjetor të vitit të kaluar, kurse kjo e fundit duket se është përfundimtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb