Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend, ndërsa IGJEUM paralajmëron dhe përmbytje.

Sipas Dukës, situata kërcënuese nga përmbytjet e paralajmëruara rrezikon jetën dhe pronën e banorëve.

“Strukturat e emergjencës civile dhe mjetet e zgjerimit të shkarkimit të ujërave duhet të jenë funksionale. Çdo dëm duhet evidentuar dhe kompensuar. Partia Agrare Ambientaliste në mënyrë të përsëritur ka kërkuar masa paraprake në zonat me risk të lartë pikërisht për të parandaluar këto risqe dhe pasoja shkatërrimtare.”, -pohon Duka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb