Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, del hapur përpara mediave, duke deklaruar se sulmuesi i bardhekaltërve Joachin Correa dëshiron të largohet dhe është një tratativë e hapur me Interin.

“Correa dëshiton të largohet nga Lazio, dhe kemi një tratativë të hapur me Interin. Të shohim se çfarë pritet të ndodhë në orët e ardhshme. Gjithashtu, theksoj se lojtari do me çdo kusht qëndrimin në Itali.

E respektojmë Correan, sepse gjithmonë është sjellë mirë. Edhe në këtë periudhë ka qenë në mënyrë të përsosur”, përfundoi Igli Tare, duke u dhënë fund spekulimeve që ishte klubi qw donte ta shiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: