Kualifikimi i Shqipërisë në Botëror vazhdon të mbetet ëndërr për të gjithë. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare pati një intervistë në emisionin Qatar n’24, duke i dhënë shpresë kuqezinjve për të ardhmen.

“Shqipëria në Botëror- Unë jam i bindur se Shqipëria me këtë skuadër që ka mund të provojë të bëjë diçka. Në kualifikueset e ardhshme, skuadra do jetë edhe më e pjekur.  Kemi disa lojtarë të rinj si Broja dhe Asllani, dy lojtarë shumë shumë të rëndësishëm që mund të hapin cikël të ri. Ka disa elementë që mund të na japin shpresë. Kumbulla nuk po gjen dot hapësira për shkak të disa dëmtimeve.

Nuk kritikoj zgjedhjen e Rejas pasi ai është trajneri dhe ka idetë e tij. Ai shikon gjëra që nuk i shikoj nga jashtë. Duke ditur që ne kemi një grup të mirë lojtarësh, është diçka shumë e madhe të kemi në grup Brojën dhe Asllanin. Për disa është normale, por për ne është diçka e madhe. Ata djem kanë nevojë për besim. Ata duhet edhe t’i mësosh. Kjo skuadër me këta lojtarë mund të bëjë mirë.

Gabimi- Sa i përket Botërorit, ky ka qenë gabimi më i madh i bërë nga ne. Si mund të shkosh në një ndeshje vendimtare të Botërorit dhe ta fusësh ekipin në avion me njerëz që mund të ishin faktor për infektimin me Covid? Të kesh ndeshjen me Poloninë më pas, e cila rezultoi vendimtare,  është shans që të vjen një herë në jetë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: