Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka deklaruar se pa COVID-19 transferimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce do ishte i pamundur.

Sipas Tares, nëse nuk do kishte rënë pandemia, ndoshta Lazio nuk do kishte aq para për ta blerë Muriqin dhe ndoshta as nuk do e kryente fare transferimin.

“Nëse nuk do të jetonim në kohërat e koronavirusit, nuk do të kishim blerë Vedatin për këto para. Ndoshta nuk mund ta bënim fare. Pandemia na dha mundësinë ta nënshkruajmë atë.”, tha Tare për Sporx.

Vedat Muriqi nënshkroi me Lazio-n për 20 milionë euro pas shumë tentativave të mundimshme. Sulmuesi i Kosovës i cili ka realizuar mjaft gola në Turqi ndezi interesin fillimisht edhe të gjigandëve të Premier League si Manchester United, Totenham Hotspurs apo Leicester City, por vetëm Lazio hodhi hapat konkretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb