Igli Tare një vit më parë u shpall drejtori sportiv më i mirë në Itali për një arsye të madhe: zbulon talente të rinj dhe i shet disa herë çmimin fillestar. Kjo bëri që emri i tij të lakohej si drejtori i ardhshëm sportiv i Interit, por largimi i Marotës nga Juventusi, bëri që ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, të vijojë punën e tij krah presidentit Lotito.

Ndaj Igli Tare është vënë në gjurmët e talentit të radhës dhe sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport”, ai është gati të shkëpusë nga Flamengo 26-vjeçarin Uillian Arao, lojtar mjaft i ngjashëm me Lukas Leivan dhe që te Lacio mendohet të marrë vendin e Milan Badelj, që është prag largimit nga Lacio.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: