Marrëdhënia mes drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare dhe Presidentit të Klubit, Lotito ka prekur fundin. Puna e Tares në vitet e fundit nuk ka qenë ajo e duhura, teksa në kryeqytet kanë ardhur shumë pak emra të rëndësishëm.

Sipas Il Messagero, numri një i klubit lacial po shikon për të gjetur dikë tjetër që mund të bëjë këtë rol. Ka gjasa që i përzgjedhuri të jetë Angelo Fabriani.

“Lotito i bërtiste vazhdimisht Tares në një telefonatë. Është thyer marrëdhënia, Tare po ndihet i fyer dhe i lënë mënjanë”, shkruante Il Messagero.

Y5
Y5

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: