Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, ka afruar në ekip një tjetër lojtar shqiptar. Talenti 18-vjeçar Progon Maloku, i cilësuar si lojtari i së ardhmes, është zyrtarisht futbollist i bardhekaltërve

“Bomberi” është produkt i akademisë së Bayern Mynchen dhe me ekipin italian ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. Fillimisht Maloku do të luajë për ekipin e primaverës që drejtohet nga trajneri Bonati.
progon-maloku-470x264
18-vjeçari është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë pasi ka luajtur me ekipet U-18 dhe U-19.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: