Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas kërcënimit të kandidatit për deputet të partisë NISMA, Haxhi Hoti, i cili i kërkonte të largohej nga Kosova, pasi mund të vritej.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Albin Kurti shkruan se do të ishte mirë që Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri me familjen e tij në shtëpinë e tij.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkruan Kurti.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb