TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dosjen e grupit të grabitësve të vilave luksoze në Sauk, e cila u godit dy ditë më parë nga policia. Në dosjen e prokurorisë, është zbardhur dëshmia e Dajvid Dostit, një prej 5 të arrestuarëve i cili është shprehur se Hektor Qirjazi, i dënuar me burgim të përjetshmë në Greqi për grabitje, u dërgonte me ‘google maps’ vilat të cilave iu ishte ‘vënë syri’ për t’u grabitur.

“Më datë 12.04.2021, rreth orës 10.00 e ka marrë në telefon ne rrjetin social “Messenger” shtetasi Dorjan Qirjazi, i cili i ka thënë “që duhej të takoheshim”, rreth orës 10.30 janë takuar te një lokal në zonën e Astirit, i cili ishte vetëm. Gjatë kësaj kohe ai i tha që “ishte një punë dhe nëse unë e bëja dot ose jo”, ai më tha se “ishte një shtëpi te Tegu dhe se do ta vjedhim”, unë i thashë se “do e bëjë”, ai më tha “ok” , gjatë kësaj kohe nëpërmjet telefonit të tij i ka treguar banesën që do të vidhnim , ai i ka treguar nëpërmjet “Googles maps” banesën që do të vidhnim, pra nepermjet hartes. Dorjani i ak thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë”, gjithashtu ai i ka thënë ik se “nuk do dalësh bosh atje”.

Gjatë kësaj bisede që kanë bërë gjithashshtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha unë dhe pjesën tjetër do e merrte Dorjani. Gjithashtu Dorjani i ka dhënë një vegël si “krik dore” te madh për hapje dyersh, një kacavidë të madhe pllak dhe një Radio Marrëse Dhënëse, ai i ka thene që të më ndihmonit të hapja dyert nëse do të kish ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me Dorjanin e kanë lënë që pasi të vidhja banesën do të takoheshim te shtëpia e tij në zonën e Astirit për të ndarë lekët.” citohet në dosje. Grupi i grabistësve u godit dy ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit “Start&Stop”.

Të arrestuar:
1- Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
2- Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
3- Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”;
4- Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”;
5- Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb