Pak çaste më parë, Mauro Ikardi ka mbërritur në Paris. Sulmuesi argjentinas i Interit do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë me Paris Sën Zhërmenin për një vit, teksa klubi francez do të ketë më pas të drejtën e blerjes për 60 milionë euro. Një operacion që shkon në total në 70 milionë euro me gjithë sezonin ku Ikardi do të jetë në huazim.

Tek Interi janë të gjithë të kënaqur. Sulmuesi nuk përfundoi te Juventusi dhe shifra është e bollshme. Jo aq sa pretendonin në Milano sezonin e shkuar, por gjithsesi e konsiderueshme parë problemet e muajve të fundit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: