Zbardhet dëshmia e vajzave adoleshente nga Tirana, të cilat ngritën në këmbë Policinë e Shtetit, pasi për 4 ditë u zhdukën pa lënë gjurmë. Fatmirësisht ato u gjetën sot një autobus që po ikte drejt Përmetit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 16-vjeçaret pasi u kapën nga policia thanë se ishin larguar me dëshirë nga banesa e tyre. “U larguam me dëshirë, pasi nuk ishim të kënaqura në shtëpinë tonë”, thanë dy shoqet.

Ndërkohë që vajzat do të merren në pyetje në policinë e Tiranës, në prani të një psikologeje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb