TIRANË

Me largimin e Najada Çomos, shefes së Spitalit Infektiv nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për shkak të kandidimit për deputete të PS dhe largimit të mjekut Tritan Kalo, tre anëtarë të rinj i janë bashkuar këtij institucioni.

Prof. Dhimitër Kraja, prof. Ermira Kola, Prof. i asociuar Alban Ylli janë prezantuar sot nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e komitetit të ekspertëve.


“Dhimitër Kraja, anëtar i përhershëm në Komitetin teknik të ekspertëve, shef i sëmundjeve infektive në QSUT, pedagog në Universitetin e Mjekësisë.
Falënderoj profesoreshë Ermira Kolën, ka përfunduar studimet në 1985 në fakultetin e mjekësisë, e specializuar në pediatri. Prej 1991 është pedagoge në universitetin e mjekësisë. Është autore dhe bashkëautore në mbi 45 artikuj shkencorë.
Alban Ylli do të jetë një anëtar i përhershëm i komitetit teknik të ekspertëve. Rreshton mbi 40 artikuj në revista shkencore, ndërkombëtare. Është pjesë integrale për hartimi ne strategjive dhe programeve në fushën e shëndetësisë. Aktualisht është pjesëtar i komitetit shkencor të Akademisë së Shkencave”, tha ministrja, duke u ndalur më tej në informacionet për situatën epidemiologjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb