Janë larguar shumë yje në dekadën e fundit, por Real Madrid nuk mund të bëjë dot pa Karim Benzema! Vazhdon historia e dashurisë 13 vjeçare! Francezi do vazhdojë të qëndrojë te “blancos” përtej sezonit të ardhshëm.

Kontrata e tij skadonte pas një viti, por palët kanë arritur akordin për zgjatjen e saj. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Real Madrid njoftoi zyrtarisht rinovimin me kapitenin e ri të ekipit “Los Blancos”.

33-vjeçari ka firmosur edhe për një vit tjetër dhe tanimë kontrata e re do të skadojë në vitin 2023. Benzema është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Realit duke marrë dhe shiritin e kapitenin.

Sulmuesi u transferua në vitin 2009 nga Lyon, duke u bërë shënuesi i pestë më i mirë në historinë e madrilenëve me 281 gola në 12 vite. Edhe në ndeshjen e paë të kampionatit Benzema la gjurmë, duke shënuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Alaves.

Benzema është rinovimi i katërt i kësaj vere, pas Modric, Charvajal dhe Courtois. I radhës pritet të jetë ai i Federico Valverde, i cili gjithashtu ka akord me klubin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb