Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore.

Ai tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në, atë që e quajti problemin kryesor, manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Lubonja foli edhe për një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë cik më të mirë është ok, por të mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të bëhet një reformë që të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm për të cilin ne kemi nevojë.

Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin, çdo sistem zgjedhor të bësh e ke shumë të vështirë. Shteti duhet të clirohet nga kjo bandë ose të funksionojë drejtësia që këta e kanë kapur, pra të shkojnë në gjyq. Çfarëdolloj sistemi të kemi kur ekziston vullneti për ta keqpërdorur sistemi më duket se është minimale mundësia. Sigurisht që këtu vijmë tek pika që mund të lindin forca të reja pastaj sepse mundet të ketë një marrëveshje maxhorancë-opozitë, që ne rrimë në pushtet pastaj vini ju dhe nuk ndërron asgjë dhe nuk duan të lënë forca të reja që të lindin. Kjo duhet bërë, opozita duhet ta pranojë që të ketë forca të reja sepse i duhen aleatë që të ndryshojë Shqipërinë. Por kjo është sekondare para emergjencës që kemi”,- tha Lubonja.

Sa për propozimin e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila ka propozuar për Shqipërinë një sistem të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.

“Po, nga ky propozim krijohet një mundësi më e madhe që të lindë dicka që nuk është nën komandën e bandave dhe kryetarëve të partive por është shumë pak të kesh zgjedhje të lira dhe të pa nëpërkëmbura në Shqipëri”,- tha Lubonja.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: