Tirana fillon të lëviz në tregun e transferimeve, pas afrimit të De Silvas, klubi bardheblu po largon lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Shehi. Pas Richard Danso, nga Tirana largohet edhe Gyamfi. Klubi ka njoftuar se edhe në këtë rast ndërprerja e bashkëpunimit ka qenë me konsensus.

Giamfi
Giamfi

Kujtojmë që të dy lojtarët u bën shkas që Tiranës ti bllokohet merkato nga FIFA pasi bardheblutë i detyroheshin klubit ganez afro 20 mijë euro, për të dy lojtarët, çështje që është zgjidhur duke bërë që kryeqytetasit të ketë të drejtë të operojnë edhe në merkaton në hyrje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: