Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar për krizën demografike të ikjes së shqiptarëve nga vendi tashmë prej disa vitesh.

PAA thotë se Rama nuk e njeh këtë problem dhe kjo tregon se kryeministri dhe qeveria kanë mungesë vizioni dhe papërgjegjshmëri për problemin serioz.

Sipas partisë së udhëhequr nga Agron Duka, vendit i duhet një strategji afatmesme dhe afatgjatë për këtë krizë dhe ajo duhet miratuar në parlament si dhe të jetë prioritet për çdo mazhorancë qeverisëse.

 

NJOFTIMI NGA PAA

ZYRA E SHTYPIT

Deklaratë për media

Partia Agrare Ambientaliste: Rama ka dështuar, braktisja e vendit  gërryen të ardhmen e Shqipërisë

Pa mbështetjen e fshatit për një cilësi më të mirë të shëndetit, arsimimit, infrastrukturës së zhvillimit dhe pa politika subvencionuese e ndarje risku për fermerët braktisja do të vazhdojë.

Pa i dhënë mbështetje fshatit sipas politikave të zhvillimit të qëndrueshëm rural të BE-së, pa ndihmuar realisht fshatin ku jetojnë 45 % e popullsisë së vendit dhe nga ku prodhohet rreth 20 % e gjithë prodhimit të brendshëm të Shqipërisë, braktisja e vendit do të vazhdojë të grryejë faktorin kryesor të zhvillimit qëështë njeriu i punës, jo vetëm fizik.

Rama dje deklaroi se nuk e sheh problem ikjen e shqiptarëve nga Shqipëria. Ky qëndrim i tij tregon mungesë vizioni dhe pa pergjegjshmëri.Asnjë parti politike nuk i ka kërkuar Ramës të pengojë shqiptarët të kërkojnë mundësi më të mira kudo në botë.Por çdo qeveri votohet se ajo premton dhe pas zgjedhjeve ka detyrimin moral dhe ligjor ta bejë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Deficiti demografik në rritje, mungesa e efikasitetit të bonuseve për lindjet, masat sporadike të pa-integruara në një strategji kombëtare dhe rritja e braktisjes së vendit veç arsyeve të tjera shprehin qartë keq- qeverisjen e vendit nga Rama.

Padija, pa-përgjegjshmëria, arroganca dhe babëzia po i detyrojnë shqiptarët të braktisin Shqipërinë.

Arroganca, korrupsioni dhe kapja e shtetit gjatë qeverisë Rama i kanë varfëruar shqiptarët më shumë se në çdo vend tjetër.

PAA vlerëson se vendi ka nevojë për një strategji afatmesme dhe afatgjatë lidhur me krizën demografike, deficitin e lartë të buxhetit të sigurimeve shendetësore dhe të pensioneve.

Strategjia kombëtare afatgjatë duhet miratuar në parlament.

Kollonat kryesore të kësaj strategjie duhet të jenë të detyrueshme për çdo mazhorancë qeverisëse.

Çdo mungesë vizioni, përgjegjësie dhe vonesë sot, do të prodhojnë kosto të rënda sociale, ekonomike dhe buxhetore jo të lehta dhe afatgjata.

Shqiptarët meritojnë të gëzojnë të plota liritë e tyre si në çdo vend europian.

Shqiptarët meritojnë të jetojnë plotshpresadhe mundësi reale për mirëqënie në rritjenë atdheun e tyre!

Zyra e Shtypit PAA

Pёr Kontakt:

Tel.00355682035325

E-mail:[email protected]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb