Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Edi Ramës pasi ky i fundit në bilancin e dy mandateve në Asamblenë e PS ka folur për taksat, punësimin dhe emigrimin e shqiptarëve.

Paloka i kujton Ramës se sot Shqipëria është e papunë dhe edhe në kohë pandemia numri i shqiptarëve që janë larguar është më i larti në rajon dhe i dyti në botë.

Më tej Paloka thekson se Shqipëria sot është bërë një shtëpi që boshatiset nga shqiptarët vetëm falë Ramës dhe emblemës së tij të një atdheu të varfër e të mjeruar.

 

STATUSI NGA EDI PALOKA

Shqipëria e varfër dhe shqiptarët e mjeruar janë emblema e Shqipërisë së Ramës. 36% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$ në ditë sipas Bankës Botërore, këto janë rezultatet e politikës fiskale të Ramës. Shqiptarët e shtresës së mesme pritet ta popullojnë këtë grup, pasi Banka Botërore paralajmëron se 41% e shqiptarëve do të jenë pjesë e kësaj shtrese.

Sot Shqipëria është kthyer në një shtëpi që boshatiset nga shqiptarët. Edhe në këtë vit pandemie numri i shqiptarëve që largohen për 100 mijë banorë është më i larti në rajon dhe i dyti në botë.

Kryeministri që premton taksa të ndershme sot ka nisur të taksojë me 23% ata shqiptarë që punojnë në dy punë për të nxjerrë bukën e gojës.

Shqipëria është e papunë. Shqipëria është e skllavëruar nga një kryeministër që ka punuar në dy mandate për ta mbjellë Shqipërinë me drogë dhe për të vjedhur buxhetin me PPP.

Shqipëria e karburantit më të shtrenjtë nga ku 50% e çmimit është taksë për qeverinë. Shqipëria e 157 mijë të papunëve që i dëshmon vetë drejtoria e taksave dhe tatimeve në vend. Shqipëria e 37 mijë bizneseve të mbyllura vetëm në pak muaj pas pandemisë. Shqipëria që qeveriset nga zullumet e kryeministrit të specialistëve që ka dhënë 72 mln euro për inceneratorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb