Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në zonën e ish-Nishërakut në Tiranë për prishjen e një objekti në formë kioske si dhe një lavazhi brenda një territori të rrethuar por është përplasur me pronarët e tokës të cilët kanë kërkuar vendimin e prishjes. Çuditërisht punonjësit e IKMT nuk kanë paraqitur një të tillë duke iu shmangur debatit para kamerave.

Pronarët akuzuan IKMT si dhe policinë që sipas tyre janë vënë në shërbim të një ndërtuesi që po kërkon t’u grabisë pronën truall për të ndërtuar pallat.

Ismail Nelaj thotë se është pronar i 83 mijë metrave katrorë në zonën e ish- Nishërakut të sekuestruara në vitin 1949 të cilat thotë se i ka rifituar pas vitit 1991 me vendim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronës.

Nelaj thotë se është në gjyq me shtetin për t’u pajisur me certifikatë pronësie pasi trualli nuk ka objekt të ndërtuar mbi të dhe në këto kushte duhet që prona t’i kthehet edhe fizikisht pronarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb