FIER- Ditën e shtunë, datë 17 Shkurt, ora 12:00, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë në Fier një tjetër godinë me shpërthim të kontrolluar.

Objekti ndodhet pranë vendit të quajtur “Ura me Shkallë”, ndërsa IKMT-ja njofton të gjithë banorët në këtë zonë, që ndodhen në rrezen 400 m nga vendi i shpërthimit që të hapin dritaret e dyert për të shmangur valën goditëse.

Po ashtu, IKMT-ja thotë se banorët afër objektit katër katësh duhet të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat e tyre 60 minuta përpara (rreth orës 11:00).

Ky aksion i IKMT është në kuadër të projektit të sistemimit të lumit Gjanicë dhe qendrës së qytetit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: