DURRES

Një tjetër pallat është prishur sot në orën 13:00 me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Objekti gjashtë katësh ndodhet në bulevardin Durrës, ndërsa rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit.

Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet pas shpërthimit të godinës, e cila është kthyer në gërmadha.

Ndërkohë që e gjithë zona përreth është ‘pushtuar’ nga tymi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: