Banorët e 5 majit, të cilëve para disa ditësh IKMT ua prishi banesat, do të zhvillojnë një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Mësohet, se në këtë takim do të jenë të pranishëm përfaqësues të ‘5 majit’, Laprakës dhe Paskuqanit. Vlen të përmendet, se banesat e disa prej qytetarëve janë prishur nga IKMT. Banorët kërkojnë që të kompensohen nga shteti dhe të kenë një marrëveshje me qeverinë.

Ndërsa nga ana tjetër, ministrat dhe vetë kryeministri Rama ka sqaruar se do të kompensohen të gjithë banorët të cilëve do u prishet banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb