Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë mëngjes aksionin në zonën e Unazës së Re, për prishjen e 20 objekteve, që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Aksioni ishte njoftuar një ditë më parë, ku IKMT tha se janë marrë masat për lirimin e këtyre objekteve, si dhe janë njoftuar pronarët e tyre.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë”, thotë IKMT, shoqëruar dhe me video nga aksioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb