Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka nisur këtë të martë aksionin për prishjen e objekteve, që pengojnë projektin e Unazës së Re.

Aksioni i IKMT ka nisur prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm për lotin e dytë të këtij projekti. IKMT thekson se ka shembur 17 objekte, nga 1 deri në 3 kate, me funksione të ndryshme.

Njoftimi i IKMT:

IKMT prish 17 objekte në lotin II të Unazës së Madhe
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot fazën e re të prishjeve në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës, loti II (Astir). Janë 17 objekte nga 1 deri në tre kate me funksione të ndryshme, që janë planifikuar për t’u prishur. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas ligjeve, ndërkohë që një pjesë është skualifikuar. Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës, jane prishur 150 objekte të madhësive të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb