Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur javën e kaluar një operacion në rrugët kombëtare për prishjen e objekteve pa leje, që cilësohen si karburante. Inspektorati ka nisur punën në aksin Durrës-Fier, ku ka evidentuar disa prej këtyre objekteve,

Kështu: Në unazën e Durrësit, në segmentin Plepa-Shkozet është prishur një objekt, në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” është prishur një objekt, po në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në fshatin Rrapës dhe fshatin Vajkan, janë prishur dy objekte, në rrugën kombëtare Lushnjë-Rrogozhinë në fshatin Dushk është prishur një objekt.

IKMT do të vijojë operacionin në të gjitha rrugët kombëtare duke evidentuar dhe më pas duke marrë masat ligjore për të gjithë subjektet që kanë ndërtuar objekte të paligjshëm, në shfrytëzim, apo të braktisur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: