Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë ditën e nesërme aksionin për shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja”.

IKMT njofton se nesër do të shemben 10 objekte, ndërsa për aksionin janë njoftuar pronarët, që të lirojnë banesat.

Njoftim i rëndësishëm
Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja” (Loti 3).
Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb