TIRANE – Dyshja shumë e dashur për publikun shqiptar, Bes Kallaku dhe Erion Isai nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”. Megjithatë ato nuk do të shkëputen totalisht nga ekrani. Besi dhe Erioni do të jetë dy bashkë prezantuesit në krah të Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”.

I ftuar në një “Kat më lart”, Erioni ka rrëfyer se arsyeja e largimit të tij nga “Portokalli” nuk ka qenë pjesëmarrja e tij nga “Kënga Magjike”, përkundrazi. Ai tregon se kjo ofertë ka ardhur pas largimit nga “Top Channel”, madje është konkretizuar në dasmën e mikut të tij më të mirë, Besit.

“Unë nuk kam ikur nga “Portokallia” për shkak të “Këngës Magjike”. Unë me Arditin ruaj një miqësi më shumë se 10-vjeçare. Kam qenë asistent regjisor në emisionin e parë të “E diela Shqiptare” dhe më pas unë shkova në “Top Channel. Tani do vijë rokada, por nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën”, tregon ai.

‘Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme në këto 10 vjet në “Portokalli”, por ky emision nuk ka qenë stacioni im por pikënisja. Ambicia ime nuk ka qenë dhe nuk vazhdon të jetë, që unë të jem një aktor humori por është regjizura dhe shkrimi.

Aktorët e “Portokalli” të mos lejohen të zhvillojnë aktivitete të tjera përveç show-it të humorit. Në “Një kat më lart” Erioni tregon se është fatkeqësi që aktoret e programit të mos lejohen të prekin skenat e teatrit apo eksperienca të ngjashme.

“Portokallia nuk ishte e hapur për të promovuar artistët shqiptarë në shumë planëshin e tyre që bëjnë. Portokallia është e mbyllyr për promovim profesional për shkak të dëshirave personale.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: