Nga debatet e forta mes tyre e deri te largimi gruas për të disatën here nga banesa, duke braktisur kështu tre fëmijë të mitur. Kjo është historia e një çifti, Thanasit dhe Pranverës të cilët lidhën martesë ligjore në vitin 2011 që ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Nga kjo martesë erdhën në jetë 3 fëmijë që kurrë nuk e panë një ditë të qetë në familjen e tyre. Pas disa debateve të herëpashershme mes çiftit, gruaja Pranvera vendos që të largohet nga banesa dhe të lërë kështu edhe fëmijët, por nga ana tjetër është bashkëshorti i cili pohon se shkaku debateve gjithmonë ka qenë tradhtia e saj ndaj tij.

Jetesa larg njëri-tjetrit për arsye të punës, për të cilën bashkëshorti është rrëfyer se punon në një qytet bregdetar për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për fëmijët. Sherr dhe debate, braktisje fëmijësh dhe largim në drejtim të paditur, akuza për tradhti bashkëshortore e dhunë fizike, kjo është historia e çiftit Alliu 34 dhe 31 vjeç.

Por nga ana tjetër gruaja ka bërë një akuzë të fort ndaj vjehrrit të saj, të cilin e ka akuzuar për ngacmim seksual, si dhe është larguar sërish nga shtëpia duke braktisur fëmijët. Ditën e sotme bashkëshorti i saj pohon se është tradhtia arsyeja e largimit të gruas, me prova dhe fakte të cilat i bëri publike sot.

“U martuam në vitin 2011 dhe deri në 2013 unë kam jetuar me prindërit pa u ndarë. Jam martuar me shkuesi, kisha ikur që 13 vjeç në Greqi dhe qëndrova gjatë, paratë që mblidhja i dërgoja babit dhe ai më ndërtoi një shtëpi. Unë u prezantova me Pranverën në prani të prindërve të saj dhe shkuesit. Aty ne dolëm pak me Pranverën, por si çdo i ri që do të njohë një vajzë, nuk e studiova mirë këtë martesë. Por ajo pas disa viteve filloi të më tradhtonte duke e kapur me mesazhe që ua dërgonte burrave të panjohur. Ajo prishte të gjitha lekët që unë çoja në shtëpi. Shuma e lekëve ka qenë edhe i milion lekë. Ajo ka ikur mbi 20 herë dhe është kthyer përsëri. Kishte krijuar edhe marrëdhënie me një person aty në fshat. Ikte edhe në Durrës ku kishte lidhje me të tjerë. Më ka tradhtuar disa herë, dërgonte foto dhe video live nudo në mesazhe të burrave të tjerë. Ajo nga mua nuk ka pasur mangësi unë ia kam plotësuar të gjitha. Vinte në Himarë aty ku unë punoj sa herë kishte mundësi”, tha 36-vjeçari.

Ndërsa bashkëshortja e 36-vjeçarit, Pranvera tha se u largua pasi bashkëshorti i saj nuk vinte kurrë dhe se fëmijët nuk i ka braktisur, por se nuk mund të rrijë më në atë shtëpi.

“Unë kam firmosur një letër që nuk do kisha ikur më, por bashkëshorti im nuk vinte kurrë, edhe ai më bënte bllok në numër. Më ka telefonuar policia ditën e djeshme, por kam qenë në punë. I bëj thirrje bashkëshortit tim që fëmijët nuk i kam braktisur, por në atë shtëpi nuk mund të rri pasi aty ka ndodhur një tmerr i vërtetë. Le të marrin shenjat e duarve të vjehrrit dhe të miat, ai më ka ngacmuar seksualisht. Për mesazhet i kërkoj falje burrit, por me atë dramë atje në atë shtëpi nuk mund të jetoja. Unë kam shkuar kam bërë deklaratë në polici dhe s’ma kanë marr seriozisht”, tha 31-vjeçarja.

Zemra
Zemra

Vjehrri nga ana tjetër ka mohuar akuzat. “Unë për 3 vjet nuk kam folur me atë. Ajo rrihte fëmijët, ajo gënjen dhe më akuzon për ngacmim seksual, asnjëherë nuk ka ndodhur”, tha vjehrri.
Version që e pohoi dhe kunata 36-vjeçarit, nusja tjetër e shtëpisë. “Vjehrri im është zotni është baba, më ka respektuar shumë, kemi shkuar si babë e bijë, prej 9 vitesh në një shtëpi. Kunata ime nuk e di pse e ka bërë këtë akuzë kaq të fortë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb