Një i moshuar ka denoncuar në policinë e Fierit zhdukjen e djalit të tij 32-vjeçar.
Ky i fundit, sipas dëshmisë së policisë, ka humbur kontaktet me familjen më datë 8 maj.

“Në datë 27.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., 71 vjeç, banues në Selishtë, Fier, se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin M. S., 32 vjeç, që prej datës 08.05.2022. Po punohet për gjetjen e 32-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burime zyrtare për gazetarin Ervis Kuçi bëjnë me dije se nga kontrollet në sistemin TIMS, i riu rezulton ende brenda territorit shqiptar. Ndërkohë që ai nuk iu përgjigjet asnjë telefonate nga prindërit e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb