Një adoleshente është raportuar e zhdukur nga policia e Elbasanit.  Mësohet se ka qenë babai i vajzës që ka bërë denoncimin në komisariatin e Gramshit, për të bijën që është larguar prej 48 orësh nga banesa.

“Më datë 07.07.2022, shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Gramsh, ka bërë kallëzim se më datë 06.07.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. L., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb