Ajo është në Paris dhe është nën shoqërinë e dikujt, këtë herë nuk e fsheh. Ilary Blasi, ish-bashkëshortja e Tottit, ka postuar foto të Arc de Triomphe dhe fasadës së Chez Loius Vuitton e cila ndodhet në Champs Elysees.

Më pas nuk munguan imazhet e një mbrëmjeje që duket shumë romantike me një fustan shumë modern, bie në sy edhe fakti që dikush ndodhet aty me të. Është hera e parë që prezantuesja e Mediaset shfaqet në shoqërinë e dikujt dhe është Bastiani, partneri i saj i ri tashmë i njohur në kronikat e thashethemeve.

Zhgënjimi pas ndarjes me Tottin ishte i madh por është Bastiani, sipërmarrësi i njohur që bëri që zemra e bukuroshes të rrihte sërish.Së shpejti Ilary do të rikthehet në TV me Island of the Famous.

Y5

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: