Moderatorja Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë. Moderatorja ka sjellë në jetë një vajzë, dhe emri i veçantë që ka zgjedhur për vogëlushen e saj është Siena.

Ajo e ka mbajtur gjithmonë hermetike jetën personale, por sidomos periudhën e shtatzënisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm. Ajo ka ndërprerë daljet televizive teksa në rrjetet sociale tregohet shumë e rezervuar.

‘Panorama Plus’ raportoi për herë të parë në mënyrë ekskluzive në muajin prill se moderatorja seksi ishte shtatzënë për herë të parë. Dhe disa muaj më javë zbuluam se ajo do bëhet nënë e një vajze. I vetmi postim i saj në Instagram ka qenë kjo foto ku shfaqet në fillimet e shtatzënisë dhe ndonëse është përpjekur ta mbulojë barkun komentet dhe urimet ishin të shumta dhe asaj nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta pranonte.

Ajo ka publikuar vetëm një foto pak kohë më parë me disa mikesha pa u përpjekur të fshihet. Prezantuesja ishte në muajit e fundit të pritjes së ëmbël.
Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: