TIRANE

Disa ditë më parë, një foto e vetme e moderatores së programeve sportive, Ilda Bejleri krah Ardit Gjebreas u bë shkak për spekulimet e ndryshme se ishte larguar nga ‘Top Channel’ drejt ‘Tv Klan’. Megjithatë pas disa ditësh u zbulua se Bejleri kishte qenë pjesë një sfilate duke i hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Së fundmi një video e ndarë në llogarinë e ‘Instagram-it’ të ‘Procesit Sportiv’, e cila e ka lajmëruar rikthimin e programit, ka ngritur të tjera pikëpyetje. Në njoftimin e tij mungon emri i Bejlerit, teksa nuk kanë munguar emrat e komentatorëve, Edi Manushit dhe Alesia Bamit.

Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta rreth largimit të Ildës nga ‘Top Channel’, por kjo pritet të zbulohet në vetëm pak ditë në puntatën e parë pas pandemisë së ‘Covid-19’ të programit sportiv .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: