TIRANE-Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht 20 zyrtarë të cilët kanë fshehur pasurinë ose kanë bërë deklarim të rremë.

Në listën e publikuar nga ILDKP shumica e zyrtarëve janë doganierë dhe tatimore, por aty gjenden edhe dy kryetarë komune.
Emrat e të kallëzuarve
­ Adriatik Kaloshi, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
­ Besnik Bishanaku, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
­ Adela Abazi, për funksionin Drejtor, Ministria e Punëve të Brendshme;
­ Ermal Topalli, për funksionin Drejtor, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës;
­ Dritan Manaj, për funksionin Kryetar i Degës së Shoqërive Publike,Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
­ Xhevahir Bilja, për funksionin Kryetar i Komunës Cudhi;
­ Ahmet Dede, për funksionin Kryetar i Komunës Ujmisht;
­ Gjovalin Gjoni, për funksionin Kryetar i Komunës Ungrej;
­ Gani Allushi, për funksionin Kryetar i Komunës Zall­Herr;
­ Genc Drita, për funksionin Kryetar i Komunës Bërzhitë;
­ Rexhep Derveni, për funksionin Kancelar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor
Krujë;
­ Leonard Mene, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme
e Doganave;
­ Jonito Selimaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve;
­ Haxhi Dybeli, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve;
­ Hasan Zane, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
­ Gertian Rushi, për funksionin Përgjegjës Sektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
­ Blendi Seferi, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
­ Anila Haxhiu, për funksionin Drejtuese, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier;
­ Aleksandër Qafa, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
­ Hristo Çavo, Doganier, Drejtora e Përgjithshme e Doganave.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: