Sulmuesi slloven, Josip Iliçiç kërkon largimin nga Atalanta për tek Milan. Kuqezinjtë janë alternativa e tij e vetme dhe mund ti kushtojë pak.

Prej 11 vitesh ai luan në Seria A ku ka shkëlqyer me Palermon, Fiorentinën dhe Atalantën së fundmi.

Milan nga ana tjetër kërkojnë një mesfushor me tipare sulmuese për të mbushur boshllëkun e lënë nga Calhanoglou. Ziyech, Isco dhe Vlasic janë alternativa. Ndërkohë Iliçiç është 33 vjeç teksa tek kuqezinjtë ka shumë lojtarë ‘mbi’ moshë si Ibrahimovic, Giroud, Kjaer, Tatarushanu etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb