Portieri i Tiranës, Ilion Lika analizoi humbjen 0-1 në finalen e Kupës së  Shqipërisë ndaj Egnatias. Lika, nuk la pa përmendur edhe kampionatin dhe mënyrën sesi shkuan gjërat.

“S’jam i mërzitur, uroj Egnatian për Kupën. Ne moralisht jemi kampionë, e dimë se si na e morën kampionatin s’ishte e thënë për të fol më për të. Djemtë e mi janë kampionët e Shqipërisë, kjo Tiranë arrin të trembë kundërshtarët. I uroj shokët e mi, trajnerin, ne jemi kampionë, jemi dëmtuar ekonomikisht, presidenti ka humbur shumë. Përshëndes tifozët dhe familjen time. Do vazhdojmë ne jemi Tirona ne do synojmë edhe sezonin e ardhshëm të gjitha trofetë e mundshëm” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: